Ja pse u bë jeshile pishina Olimpike

16/08/2016 00:00

Shkaktoi habi tek të gjithë fakti që pishina Olimpike në Rio 2016 papritur u bë ngjyrë jeshile.

Uji në qendrën Maria Lenk Aquatics kishte ngjyrën tradicionale blu kur Tom Daley dhe Dan Goodfellow fituan medaljen e bronzit në zhytje ditën e hënë.
Por ditën tjetër uji i pishinës kishte ngjyrë të dukshme smeraldi.

Tashmë misteri mbi ndryshimin e papritur është zbuluar. Sipas shefit të lojërave, shkaku ishte një sasi prej 80 litrash peroksid oksigjeni që ishte hedhur në mënyrë të paautorizuar në ujë. Prania e kësaj substance bëri që algat të shumoheshin me shpejtësi shumë të madhe.

Gustavo Nascimento, menaxher i qendrës, tha se peroksidi i oksigjenit përdoret për të larë pishinat, por ai nuk duhet të përzihet me klor.

“Ne nuk u konsultuam. Dështimi i kontraktonit tonë është dështimi ynë”, shtoi ai.

Top Channel