Tigri shpëton njeriun nga leopardi / VIDEO

16/08/2016 00:00

Guximi i tepruar mund t’i kushtonte jetën një punonjësi të kopshtit zoologjik në Meksikë, por falë ndërhyrjes së një tigri ai ka shpëtuar pa asnjë dëmtim.

Në video dallohet Eduardo Serio i cili ndodhet brenda hapësirë së përcaktuar për kafshët e egra si tigra të bardhë dhe xhaguarë.

Por në këtë hapësirë jeton edhe një tjetër felin i egër, siç është  leopardi, ky i fundit vërehet teksa niset fuqishëm drejt Eduardos, por një tigër që ndodhej aty pranë i parapriu sulmit duke e ndaluar atë.

Top Channel