“Michael Schumacher po reagon”

15/08/2016 00:00

Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher, i cili ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore që prej aksidentit të vitit 2013, po reagon; të paktën kështu është shprehur ish-shefi i Ferrarit.

Luca Cordero di Montezemolo ka hedhur poshtë të gjitha zërat se gjendja shëndetësore e kampionit gjerman është përkeqësuar.

“Jam shumë i lumtur që mund t’ju them se ai po reagon pas trajtimeve. Unë e di se sa i fortë është ai. Jam i sigurt se në sajë të vendosmërisë së tij, e cila do të jetë vendimtare, ai do të dalë nga kjo situatë shumë, shumë e vështirë”, tha 68-vjeçari për Ecumenical Neës.

Schumacher, 7 herë kampion botë në Formula 1, mbetet ende në një gjendje misterioze, por të rënduar që prej aksidentit të pësuar në Alpet franceze në dhjetor të vitit 2013.

Top Channel