Memaliaj, asgjësohen rreth 3 mijë rrënjë kanabis

15/08/2016 00:00

Rreth 3 mijë rrënjë kanabis janë asgjësuar me anë të djegies nga policia gjatë ditës së hënë në Memaliaj.

Bëhet e ditur se nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në vendin e quajtur “Rroke” dhe “Përroi Dautaj”, “Krahës 2”, në Memaliaj, u konstatuan dhe u asgjësuan në 10 parcela 2950 bimë të dyshuara kanabis sativa.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel