Zgjedhjet në Dibër, Panariti: LSI ka një pakt me PS

15/08/2016 00:00

Në studion e edicionit qendror të lajmeve në Top Channel, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti nuk foli vetëm për moratoriumin që kufizon tregtimin e mishit vendas.

Ai u pyet nga Top Channel mbi zgjedhjet në Dibër dhe raportet mes LSI-së dhe PS-së në këtë qark, tashmë pas bërjes publike të kandidaturës së përbashkët për këtë bashki.

Panariti tha se LSI do t’i qëndrojë zotimit dhe marrëveshjes bashkëqeverisëse me PS.

“Kemi një pakt qeverisës që përfshin qeverisjen qendrore dhe atë lokale dhe LSI ka treguar luajalitet dhe qëndrueshmëri në zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe këtij pakti”, tha ai.

Top Channel