Rio 2016, rekord botëror në hedhjen e çekiçit

15/08/2016 00:00

Polakja Anita Wlodarczyk, me një rezultat vërtet të ekzagjeruar, 82 m e 29 cm, ka vendos rekord botëror në hedhjen e çekiçit.

31 vjeçarja duket se është e pandalshme, pasi e ka shtyrë limitin e saj me rekordin që mbahej nga po ajo dhe ishte vendosur në gushtin e vitit të kaluar me plot 1 m e 21 cm, diçka vërtet e jashtëzakonshme. ja doli ta bënte diçka të tillë në tentativën e saj të tretë të një finaleje të dominuar prej saj, duke respektuar kështu pritshmëritë.

Më parë kishte fituar një medalje olimpike të argjendtë, 3 europiane dhe katër rekorde botërorë për Anitën ky rezultat është gdhendja përfundimtare e emrit të saj në historinë e këtij sporti. Në atdheun e saj ku hedhja e çekiçit është një disiplinë mjaft popullore është një personazh mjaft i dashur. Askush nuk ja del të hedhe sferën e hekurt si ajo.

Deri tani në Rio janë thyer 3 rekordet botërore. Pas atij të Almaz Ayana në 100 mijë metra dhe të Wayde Van Niekerk në 400 metra, tashmë vjen edhe rekordi nga ana e Anita Wlodarczyk.

Top Channel