Reforma në drejtësi, të mërkurën mblidhet komisioni i posaçëm

15/08/2016 00:00

Të mërkurën më 17 gusht do të mblidhet komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi.

Sipas të dhënave, komisioni do të nisë mbledhjen e tij në orën 10, në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit.

Në të do të bëhet prezantimi i vërejtjeve të misionit EURALIUS, ndërsa do të nisë edhe shqyrtimi i projektligjit për vetingun.

Top Channel