Wolfsburg, gati kontrata 4-vjeçare për Simone Zaza

15/08/2016 00:00

E ardhmja e Simone Zazas është në Bundesligë, te skuadra Wolfsburg.

Skuadra gjermane do të paguajë 25 milionë euro për kartonin e futbollistit dhe i ka ofruar atij një kontratë 4-vjeçare, me një pagë prej 3.5 milionë eurosh në sezon.

Një tjetër futbollist që pritet t’i thotë lamtumirë “Zonjës së Vjetër” është Pereyra, destinacioni i të cilit duket se do të jetë skuadra e Watford, në Angli.

Top Channel