City, Guardiola kërkon portierin Bravo

15/08/2016 00:00

Claudio Bravo mendon largimin nga Barcelona. Kjo është tema për të cilën po flitet së fundmi në median spanjolle, sipas së cilës, portieri kilian është vënë në shënjestrën e Manchester City.

Media iberike nuk ka qëndruar aspak indiferente ndaj vendimit të Guardiolës për të lënë në stol portierin Joe Hart në sfidën e parë të kampionatit me Sunderland, me pretendimin se dëshiron të ketë në dispozicion një portier që të dijë të luajë edhe me këmbë.

Së fundmi po flitet për arritjen e një marrëveshjeje me kilianin për transferimin e tij në “Etihad Stadium” për 17 milionë paund. Megjithatë, problemet në këtë pikë nuk mungojnë. Situata është komplikuar për shkak të dëmtimit të Ter Stegen, i cili do të qëndrojë jashtë fushave për 2-3 javë.

Top Channel