Klishina fiton të drejtën të garojë në “Rio 2016”

15/08/2016 00:00

Daria Klishina fiton të drejtën për të garuar në Lojërat Olimpike të Rio De Zhaneiros. Sportisja ruse është e vetmja atlete nga ky vend që do të marrë pjesë në këtë aktivitet, vendim që u dha nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv pas apelimit të kryer nga 25-vjeçarja.

Ditën e shtunë, Federata Ndërkombëtare e Atletikës e pezulloi Klishinën nga “Rio 2016”, por CAS-i e ktheu këtë vendim të IAAF-it. Atletika ruse është e përjashtuar nga ky aktivitet për shkak të skandalit të dopingut, por Klishina përbën një përjashtim.

Atletja që jeton në SHBA nuk ishte e përfshirë në programin e dopingut dhe ka kryer një sërë testesh antidoping jashtë kufijve të Rusisë.

Gara e kërcimit së gjati në Lojërat Olimpike të Rio De Zhaneiros është parashikuar të zhvillohet ditën e martë.

Top Channel