Rekordmeni i 400 metrave me trajnere 74-vjeçare

15/08/2016 00:00

Wayde van Niekerk është rekordmeni i ri i garës së 400 metrave në atletikë. Ai theu rekordin që rezistonte prej 17 vitesh në këtë disiplinë falë punës me trajneren e tij… 74-vjeçare.

Atleti afrikano-jugor përgatitet që nga viti 2010 nga Anna Botha, një ish-atlete e 200 metrave dhe kërcimit së gjati. “Bisedova me prindërit e tij dhe planifikuam mënyrën e stërvitjes dhe qëllimet që do i vinim vetes”, shprehej trajnerja e moshuar para një viti, pasi Van Niekerk u shpall kampion bote në Pekin.

“Jam e mirë në punën që bëj pasi nuk kam probleme shëndetësore dhe merrem me të rinj”, thotë Botha, e cila është gjyshe e 4 nipërve.

Van Niekerk e fitoi garën e 400 metrave me kohën 43 sekonda e 3 të mijëtat, duke thyer rekordin e amerikanit Michael Johnson, i cili i kishte përshkuar 400 metrat në 43 sekonda e 13 të qindtat.

Top Channel