Barcelona, me një dorë te Superkupa e Spanjës

15/08/2016 00:00

Barcelona ka fituar finalen e parë të Superkupës së Spanjës. Katalanasit mundën 2-0 Sevillan në “Sanchez Pizjuan” dhe pas 4 ditësh pritet të mbyllin gjithçka në ndeshjen e kthimit që do të luhet në fushën e tyre, në “Camp Nou”.

Ndeshja u fitua falë golave të Luis Suarez dhe Munir El Haddadi, të dy në pjesën e dytë. Shpirti i Sevillas nuk ishte i mjaftueshëm për të ndalur Barcelonën, e cila e mbajti mirë presionin e vendasve dhe goditi atëherë kur duhej.

Futbolli nuk është vetëm intensitet, duhet edhe të godasësh portën. Sevilla goditi vetëm një herë, ndërsa katalanasit e gjetën disa herë kuadratin e Sergio Ricos.

Lajmi i keq për Barcelonën është se Andres Iniesta u dëmtua në këtë ndeshje. Dyshohet se dëmtimi ka prekur ligamentin e gjurit, por duhen pritur analizat mjekësore për të kuptuar se sa do të zgjasë periudha e qëndrimit larg fushave.

Top Channel