Zgjedhjet në Dibër, Muharem Rama kandidatura e PS

14/08/2016 00:00

Partia Socialiste e ka përmbyllur fazën e konsultimeve duke përcaktuar kandidaturën e mazhorancës për kryebashkiak të Dibrës.

Ai do të jetë mjeku i njohur kirurg Muharem Rama. 48-vjeçari është prezantuar në orët e pasdites së sotme përpara strukturave lokale të Partisë Socialiste në Peshkopi.

Vendimi i përcaktimit të kandidaturës u mor pas një procesi intensiv konsultimesh me strukturat lokale të Partisë Socialiste, me partitë e koalicionit qeverisës ashtu sikurse edhe me komunitetin vendor.

Prezantimi i kandidatit Rama në Peshkopi u bë nga nga ministri Damian Gjiknuri në cilësinë e koordinatorit të kryesisë së PS për Qarkun Dibër.

FOTO GALERI
1/2
Kandidati i PS për Bashkine Dibër, Muharem Rama

Top Channel