Moto GP, triumf i dyfishtë i Ducatit në Austri

14/08/2016 00:00

Sukses i dyfishtë i Dukatit në pistën e Red Bull Ring, në cmimin e madh të Austrisë. Dy pilotët e skuadrës italiane, Andrea Iannonë dhe Andrea Dovizioso u ngjitën në shkallët më të larta të podiumit duke mbyllur një fundjave fantastike me vendin e parë dhe të dytë.

Pas 101 garash Dukati thyen dominin e Hondas dhe Yamahas, duke iu kthyer suksesit pas 6 vitesh, që nga vendi i parë i Casey Stoner në Phillip Island.

Në vendin e tretë u rendit Jorge Lorenzo, pas një dueli të ashpër me Valentino Rossin. Rkthehet në pod Ymaha pas zhgënjimit në Holandë dhe Gjermani.

Garë e mirë për Marc Marquezin, pas rrëzimit gjatë provave të lira. Spanjolli e mbylli në vendin e pestë, por gjithsesi mbetet në krye të renditjes për pilotë me 181 pikë. Pas kampionit në fuqi të Moto GP u klasifikuan Vinales dhe Pedrosa. Top dhjetëshen e mbyllin Redding, Smith dhe Aleix Espargaro.

Top Channel