Liqeni i Shkopetit “varrezë” makinash, gjendet një tjetër automjet i hedhur

14/08/2016 00:00

Një muaj pasi u gjetën 3 automjete në liqenin e Shkopetit, paraditen e së dielës në sallën Operative të Komisariatit të Policisë Mat ka ardhur një telefonate nga një kalimtar i cili njoftonte se dallonte një automjet brenda liqenit.

Automjeti i katërt i nxjerrë nga ky liqen brenda një periudhe të shkurtër ka qenë një automjet Reno Skrin tip i ri pa targa me ngjyrë të zezë.

Blutë bëjnë me dije se makina ndodhej rreth 60 metra më lart vendit ku në korrik u nxorrën tre automjetet e tjera nga polumbarët e Reneas.

Nga kqyrja paraprake e automjetit  rezultoi se në brendësi të automjetit nuk kishte njeri si dhe dyshohet se ky automjet është hedhur në Liqen brenda harkut kohor 3-4 mujor. Gjithashtu  po nga kqyrja paraprake e automjetit nuk është konstatuar  ndonjë send i kundraligjshëm.

Pasi është nxjerrë në rrugë automjeti tip Reno Skrin do të transportohet për në Komisariatin e Policisë Mat për veprime të mëtejshme.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel