Durrës, rritet fluksi i udhëtarëve dhe automjeteve në port

14/08/2016 00:00

Mesi i gushtit ka shënuar edhe shtim të fluksit të hyrje-daljeve në Portin e Durrësit.

Sipas të dhënave nga Policia Kufitare e këtij porti, vetëm gjatë ditës së dielë, në këtë port kanë hyrë mbi 5.000 persona dhe 1.000 autovetura, ndërsa kanë shënuar rritje edhe daljet nga vendi.

Pjesa dërrmuese e udhëtarëve janë shtetas shqiptarë, emigrantë në Itali dhe vende të tjera të Europës.

Për të përballuar këtë fluks, Policia Kufitare po operon me 24 sportele, për të siguruar procedura të shpejta për të gjithë udhëtarët dhe automjetet, që lëvizin me tragetet e linjave detare, që lidhin Durrësin me portet e shtetit fqinj, Italisë.

Top Channel