Vlorë, tentoi të vidhte banesat, arrestohet nga policia

14/08/2016 00:00

Policia e Vlorës ka mundur të arrestojë në flagrancë një person, i cili ishte në tentativë e sipër për të vjedhur banesat e një pallati në lagjen “Pavarësia 3” në Vlorë.

Shtetasi Mikel Nikramaj, 36-vjeçari banor i Vlorës, është vënë nën pranga pasi i është ushtruar një kontroll fizik, teksa forcat e policisë i kanë gjetur të fshehur nën rrobat e trupit një thikë, e sekuestruar më pas në cilësinë e armës së ftohtë.

Dyshohet se mjetin prerës, autori e përdorte për të hapur dyert e banesave, me qëllim vjedhjen e tyre. Ai akuzohet për “tentativë vjedhjeje” dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Top Channel