“Rio 2016”, xhamajkanja Thompson surprizon edhe veten në 100 metra

14/08/2016 00:00

Xhamajka ka konfirmuar traditën e mirë në garat e atletikës, pak rëndësi ka nëse nuk është në tapet njeriu më i shpejtë në planet.

Në kategorinë e femrave, Elein Tomson surprizoi madje edhe veten e saj, në një garë emocionuese për 100 metrat në Rio de Janeiro, duke marrë medaljen e artë në Olimpiadën e Brazilit.

Në një sfidë 100% xhamajkane, Shelli En Frejzër Prajs nuk mundi të përmbante vrullin e bashkëkombases së saj, duke dështuar në synimin për të fituar titullin e tretë radhazi. Tomson u duk se nuk do të kapte ritmin e kundërshtarëve, por në 50 metrat e fundit u tregua e papërmbajtshme, duke ndalur kronometrin në 10 sekonda e 71 të qindtat.

Irani fitoi medaljen e dytë të artë këtë fundjavë, pasi festoi për suksesin e Sohrab Moradi në peshëngritje, në kategorinë deri në 94 kilogramë. Sportisti ishte dukshëm në një formë të shkëlqyer, që e distancoi me thuajse 15 kilogramë nga rivalët, një hakmarrje e vogël pas dënimit dyvjeçar për doping në vitin 2013.

Irani i ka shpresat më të mëdha te favoriti Bedad Salimi Kordasiabi për peshat super të rënda, e nëse ai arrin sukses të martën, do të firmoste një “tripletë” për t’u pasur zili.

Top Channel