Fier, dy të arrestuar për prodhim apo kultivim të lëndëve narkotike

14/08/2016 00:00

Dy persona kanë përfunduar në pranga nga efektivët e Policisë së Fierit, pasi nga kontrollet rutinë në banesat apo pranë banesave të tyre janë gjetur sasi lëndësh narkotike.

Bëhet fjalë për shtetasin 53-vjeçar Bilbil Rexhaj, si dhe 16-vjeçarin F.R., të dy banues në fshatin Ferras të Fierit.

Specialistët e krimeve në komisariatin e Policisë së Fierit gjetën në bodrumin e shtetasit të parë një sasi bimësh të thara lënde narkotike, të dyshuar cannabis sattiva, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë që në afërsi të të miturit është gjetur një parcelë me bimë narkotike të dyshuar sërish hashash.

Materialet proceduriale ndaj këtyre dy shtetasve i kanë kaluar Prokurorisë së Fierit për veprat penale të “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” dhe “kultivimit të bimëve narkotike”.

Top Channel