Tiranë, përplaset me murin, humb jetën motoçiklisti

13/08/2016 00:00

Një i ri 28-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Tiranë, si pasojë e një aksidenti të pësuar me mjetin në të cilin po udhëtonte.

Ngjarja ka ndodhur pranë ish-selisë së klubit Partizani, ku shtetasi Jetnis Dollapi, në bordin e një motori me targë “TR 430 E” është përplasur me një mur anësor në ecje e sipër.

Personat e ndodhur përreth i kanë ardhur atij në ndihmë dhe kanë lajmëruar ambulancën, që e ka shoqëruar në spital, ku ai ka ndërruar jetë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave, por dyshimet e para janë për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Top Channel