Amerika më shumë ar, kryeson renditjen olimpike

13/08/2016 00:00

Amerika vazhdon të jetë e para në klasifikimin e medaljeve në këto Lojra Olimpike, madje po e thellon kryesimin me ndjekësit më të afërt.

20 ari dhe 51 në total është numri i medaljeve të marra nga sportistët amerikanë, të cilët janë 13 medalje më shumë se Kina e vendit të dytë.

Japonia dhe Britania e madhe kanë marrë deri tani 7 medalje ari secila, por numri më i madh i medaljeve të argjendta e kanë vendosur Japoninë në vendin e tretë.

Në të pestin renditet Australia me 6 medalje ari, po kaq argjendi dhe 7 bronzi.

Top Channel