Napoli blindon Hysajn, 40 mln vlera e kartonit

13/08/2016 00:00

Elseid Hysaj do të qëndrojë përfundikisht tel Napoli dhe në rast se një klub është i interesuar për të, duhet t’i paguajë më parë ekipit italian 40 milionë euro.

Tratativat mes manaxherit të futbollistit shqiptar kanë përfunduar me sukses për të dyja palët.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka përfituar një rritje të ndjeshme të pagës, ndërsa Napoli ka siguruar shërbimin e tij.

Hysaj, vetëm 23 vjeç, është një nga futbollistët e besuar të trajnerit Sarri, që pasi bëri mirë te Empoli shkëlqeu sezonin e fundit dhe tek Napoli, duke hyrë në orbitën e merkatos së shumë klubeve evropiane, mes tyre Bayern e Barcelona.

Top Channel