Luiza Gega zhgënjen në Rio, dëmtimi penalizon atleten shqiptare

13/08/2016 00:00

Luiza Gega zhgënjeu në Rio 2016 pasi, përtej pritshmërive të shumta, nuk arriti të kualifikohej për në finalen e madhe të 15 gushtit në 3.000 metra.

27-vjeçarja, e cila garoi në baterinë e dytë, e mbylli garën me kohën 9:58.49, rreth 30 sekonda më shumë se koha me të cilën ajo u shpall 2 muaj më parë nënkampione Europe.

Gega mori pjesë në baterinë e dytë dhe menjëherë pas fillimit u vërejt që ajo nuk do të ishte në gjendje të qëndronte në krye, kjo ndoshta edhe nga dëmtimi i paralajmëruar.

Me kalimin e metrave, diferenca me atletet e tjera u thellua, me Gegën që e mbylli në vendin e 16-të, mes 18 garuesve, rreth 41 sekonda më shume se keniania Çepkoeç, e cila e mbylli në vendin e parë.

Top Channel