ISIS tërhiqet nga Manbij

13/08/2016 00:00

Militantët e ISIS-it kanë humbur kontrollin e qytetit sirian të Manbij. Çlirimi i këtij qyteti nga kthetrat e ISIS-it ishte i vështirë, tha Pentagoni, pasi militantët i përdornin civilët si mburoja për t’i shpëtuar bombardimeve të koalicionit.

Lufta për çlirimin e Manbij kishte nisur që në muajin maj. Rreth 2 mijë civile kanë arritur të largohen prej qytetit i cili ka edhe një pozicion të rëndësishëm strategjik pasi lidh Sirinë me Turqinë. Manbij është përdorur për rekrutimin e luftëtarëve të huaj europianë, të cilët fillimisht mbërrinin në Turqi, më pas në Manbij dhe përfundonin në zonat që i dërgonin degët e ISIS-it.

Luftëtarët kurdë, së bashku me ata arabë, përbëjnë grupin Forcat Demokratike në Siri, dhe ata kanë mbështetjen ajrore të koalicionit ndërkombëtar, por jo vetëm. Shtetet e Bashkuara i kanë ndihmuar SDF-në edhe në pajisje me armë apo edhe trajnime ushtrake. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka dokumentuar vdekjen e 1 744 civilëve dhe luftëtarëve në Manbij që nga 31 maji i këtij viti.

Top Channel