Gega, gati për debutimin në “Rio 2016”

13/08/2016 00:00

Pas pak minutash Luiza Gega do të dalë në pistë ku do të kërkojë kualifikimin në finale në garën e 3 mijë metrave me pengesa në “Rio 2016”.

27-vjeçarja, e fundit nga shqiptarët në këtë Olimpiadë, ka konfirmuar nëpërmjet Facebook-ut se do të garojë pavarësisht se gjendja e saj nuk është më optimalja e mundshme për shkak të një dëmtimi në tendinë.

Gega është atletja më e suksesshme shqiptare në këto vitet e fundit, pasi pak kohë më parë ajo u shpall nënkampione Europe në këtë disiplinë. Në garën e 3 mijë metrave, ku garon dhe atletja jonë, marrin pjesë 56 atlete, të cilat do të kërkojnë të kualifikohen në finalen e 15 gushtit.

Top Channel