Bie në korrent, humb jetën 36-vjeçari në Delvinë

13/08/2016 00:00

Rreth orës 08:45, në puset e naftës pranë rrugës së vjetër Delvinë-Muzinë, është gjetur i pajetë shtetasi Fitim Pashka, 36 vjeç, banues në fshatin Rusan, Delvinë.

Policia thotë se Pashka, punonte si roje objekti në këto puse të naftës dhe është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm nga roja tjetër i cili po shkonte në të njëjtin objekt për të marrë turnin.

Nga kqyrja që i është bërë trupit të viktimës ka rezultuar se ky shtetas ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, pasi ka tentuar të kryejë disa punime në mënyrë personale në objektin në fjalë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprime të mëtejshme proceduriale.

Top Channel