Vrasja e elektriçistit, Vasili: Drejtësia të veprojë

13/08/2016 00:00

LSI shprehu ngushëllimet për familjen e elektriçistit të vrarë në Shkodër dhe kërkon nga drejtësia që të veprojë me shpejtësi duke dhënë dënimin më të rreptë për autorin.

Reagimi ka ardhur nga nënkryetari i kësaj force politike, Petrit Vasili.

Ai thotë se LSI u jep mbështetje të plotë të gjithë punonjësve të shtetit që kryejnë detyrën me përkushtim dhe në respekt të ligjit.

“Të merren nga shteti masa të gjithanshme për mbrojtjen e punonjesve gjatë ushtrimit të detyrës shtetërore”, mbyll reagimin e tij, Petrit Vasili.

Top Channel