Juan Mata, e ardhmja larg Man. United

13/08/2016 00:00

E ardhmja e Juan Mata duket se do të jetë larg “Old Trafford”. Spanjolli vazhdon të jetë në listën e futbollistëve që do të largohen nga Manchester United.

28-vjeçari nuk bën pjesë në planet e trajnerit Jose Mourinho, i cili me marrjen e drejtimit të “djajve të kuq” ka kërkuar largimin e një grupi të madh futbollistësh.

Gjithsesi Mata mund ta vazhdojë karrierën në Premier League, pasi Evertoni është gati të formuloje një ofertë për ta vënë lojtarin nën urdhrat e Koeman.

Top Channel