Tepelenë, vret kushëririn për motive të dobëta

12/08/2016 00:00

Një krim i rëndë është verifikuar mbrëmjen e sotme në Tepelenë, ku një person ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur në fshatin Dhëmblan, pas një grindjeje të çastit mes dy të afërmve.

Sipas burimeve, autori i krimit është arrestuar nga policia. Ai është identifikuar si shtetasi Gjergj Hasani, i cili së fundmi kishte shfaqur shenja depresioni. Ndërsa i ndjeri rezulton shtetasi Altin Llani, 37 vjeç.

Top Channel