Lezhë, pranga të kërkuarit për vepra të rënda penale

12/08/2016 00:00

Në kuadër të operacioneve për kapjen e personave të shpallur në kërkim, agjentët e policisë së Lezhës kanë vënë në pranga në orët e fundit një 20-vjeçar të akuzuar për vepra të rënda penale.

Sipas një njoftimi për shtyp nga drejtoria lokale e policisë, i arrestuari është shtetasi Arjan Leti, banues në Mirditë dhe i kërkuar për “plagosje të rëndë me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Personi në fjalë ishte shpallur në kërkim që prej 26 qershorit të këtij viti, pasi pas një konflikti të çastit kishte plagosur me thikë një bashkëmoshatar, të identifikuar me inicialet E.D.

Drejtoria e Policisë së Lezhës ka nisur tashmë koordinimin me prokurorinë e rrethit për procedimin e mëtejshëm të 20-vjeçarit Leti.

Top Channel