Ylli i Bollywoodit ndalohet në aeroportin e Los Anxhelesit

12/08/2016 00:00

Ylli i kinematografisë indiane, Shah Rukh Khan është ndaluar dhe marrë në pyetje nga policia në aeroportin e Los Anxhelesit.

Ai është ndaluar nga agjentët e emigracionit, të cilët më pas e kanë lënë të lirë duke i kërkuar flaje, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Khan nuk i ka për herë të parë këto telashe në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2012 ai u ndalua nga policia e aeroportit të Nju Jorkut, e cila e mori për disa orë në pyetje pasi e kishte ngatërruar me një të dyshuar për terrorizëm.

“I kuptoj shumë mirë dhe i respektoj masat e sigurisë duke parë botën ku jetojmë, por të ndalohem gjithmonë nga shërbimet amerikane të emigracionit është me të vërtetë irrituese”, postoi Khan në Twitter.

Shah Rukh Khan është i njohur për publikun për interpretimin e gjeniut të krimit Don, në sagën e filmave me të njëjtin titull, si dhe për filmin e 2010-s, “Emri im është Khan”.

Top Channel