TV, “Homeland” zgjatet me 3 sezone të tjera

12/08/2016 00:00

Thrilleri televiziv “Homeland”, i transmetuar edhe nga Top Channel, do të vazhdojë sagën e tij edhe për të paktën 3 sezone të tjera.

Sipas njoftimeve të stafit të produksionit, sezoni i gjashtë do të transmetohet në janar të vitit 2017 dhe do të jetë i ambjentuar në Shtetet e Bashkuara pas zgjedhjeve presidenciale.

Producentët kanë konfirmuar edhe sezonin e shtatë dhe atë të tetë, me regjinë e Alex Gansa dhe interpretimin e aktores Claire Danes, në rolin e agjentes së CIA-s Carrie Mathison, eksperte e kundër-spiunazhit.

“Homeland” ka fituar 8 çmime “Emmy” dhe 5 Globë të Artë që nga fillimi i tij në vitin 2011.

Drejtori i programacionit të Showtimes, rrjeti që transmeton serialin, Gary Levine deklaroi: ““Homeland” meriton një ecuri shumëvjeçare, ndaj dhe i gjithë stafi e ka pritur këtë vendim me entuziazëm”.

Top Channel