Basha firmos për dy sezone te Bari

12/08/2016 00:00

Migjen Basha do të jetë një futbollist i Barit për sezonin e ardhshëm. Pas shumë javësh tratativash, klubi italian ka arritur akordin me Luzernën, që mbante kartonin e mesfushorit shqiptar, të cilin vitin e fundit e dërgoi në formë huazimi në Como.

Bari do të luajë një tjetër sezon në Serinë B dhe kërkon ngjitjen në kategorinë më të lartë të futbollit italian, duke bërë një sërë investimesh me futbollistë cilësorë.

Një prej tyre është dhe Basha, i cili konsiderohet si një investim i rëndësishëm. Basha do të jetë pjesë e Barit për dy sezonet e ardhshme. Më parë, futbollisti i kombëtares shqiptare të futbollit është aktivizuar me Atalantën, Torinon, Riminin dhe Frosinonen.

Top Channel