100 milionë dollarë në 3 vjet për LeBron James

12/08/2016 00:00

LeBron James do të vazhdojë karrierën me Cleveland Cavaliers, pasi ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me vlerën e 100 milionë dollarëve. Për herë të parë në karrierë do të jetë lojtari më i paguar në NBA.

Basketbollisti amerikan, i cili është pagëzuar nga mediat me pseudonimin Mbreti James dhe me titullin e fundit të fituar me Klivlend, konfirmoi përmes një videoje se do të vazhdojë karrierën te skuadra e Kavalierëve.

Lebron rifirmos me kampionët në fuqi të kampionatit më të fortë në botë në basketboll dhe këtë e bën në mënyrë domethënëse. Sportisti lidhet ligjërisht pas markës së Ohajos me një marrëveshje 3-vjeçare nga e cila do fitojë 100 milionë dollarë.

Kështu gjiganti James hyn në ranglistën e kufizuar të lojtarëve me një kontratë mbi 30 milionë dollarë në sezon, që para kësaj firme përfshinte legjenda të tjera si Michael Jordan e Kobe Bryant.

James është tre herë kampion i NBA, tre herë MVP i finales, sportisti i vitit në 2012 dhe ka fituar edhe shumë trofe të tjerë.

Top Channel