Vlorë, asgjësohen 11 716 rrënjë kanabis

12/08/2016 11:10

Policia e Vlorës ka asgjësuar 24 parcela me 11 716 rrënjë kanabis sativa. Bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatrat Vranisht, Mavrovë, Vlorë dhe në fshatin Dhivër të Sarandës.

Rrënjët e kanabisit ishin të kultivuara nëpër pjesë toke pa pronar, pranë pyjeve dhe përrenjve të ndryshëm.

Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të djegies.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.

Top Channel