Objekt misterioz në kufijtë e sistemit tonë diellor

12/08/2016 00:00

Një objekt misterioz në kufijtë e sistemit tonë diellor po habit komunitetin e shkencëtarëve me orbitën e tij.

Objekti ka një diametër rreth 200 kilometra dhe ndodhet përtej Neptunit, planetit më i largët i sistemit tonë diellor.

Ajo që ka habitur shkencëtarët është vendosja e tij në 110 gradë mbi nivelin e sistemit dhe për më tepër orbiton në anë të kundërt.

Për të gjitha këto karakteristika, shkencëtarët e kanë pagëzuar objektin misterioz me emrin “Niku”, që në kinezisht do të thotë “Rebel”.

“Për ne, shumë gjëra që ndodhin në periferi të sistemit tonë diellor janë të panjohura, por edhe ato pak që njohim sapo u bënë akoma më të pështjelluara”, thotë astronomia Michelle Bannister e “Queens University në Belfast.

Një teori për pozicionin 110 gradë mbi rrafshin e sistemit dhe lëvizje e kundërt është ajo që ja faturon këtë goditjes së këtij objekti misterioz nga një tjetër trup, me gjasa asteroid gjigant, por sërish mbetet teori.

“Kjo do të thotë se në kufijtë e sistemit tonë diellor ndodhin shumë më shumë gjëra nga sa jemi në dijeni ne”, thotë Mattheë Holman i Qendrës së Astrofizikës Harvard-Smithsonian.

Objekti misterioz orbiton 5 miliardë kilometra larg diellit. Në këtë pjesë, graviteti i yllit tonë është aq i dobët sa trupat qiellorë në madhësinë e objektit në fjalë mund të ndikohen nga graviteti i planeteve të tjera të mëdha të sistemit tonë, duke ndikuar në orbitën e tyre.

Top Channel