Stanislav Cherchesov, trajneri i ri i Rusisë

12/08/2016 00:00

Stanislav Cherchesov emërohet trajneri i ri i Rusisë. Ish-kapiteni i përfaqësueses së ish-Bashkimit Sovjetik pason në këtë detyrë të larguarin Leonid Slutsky, i cili zhgënjeu gjatë “Euro 2016”, duke u eliminuar që në fazën e grupeve të Europianit.

Gjatë prezantimit të tij, Ministri i Sporteve, Vitaly Mutko, theksoi se Cherchersov do të ketë si objektiv kualifikimin deri në gjysmëfinale të Botërorit. Kontrata e tij do të jetë e vlefshme deri në Gusht të 2018-ës. Chechesov, i cili sezonin e kaluar ka qenë në krye të Legias së Varshavës tha se detyra e tij e parë është të ngrejë lart moralin pas dështimit në Europian.

“Nuk duhet të qajmë dhe ta lëmë veten me moral të ulët. Duhet të kthejmë nderin, respektin dhe t’i bëjmë bëjmë gjërat në mënyrën e duhur. Një njeri i vetëm nuk mund të bëjë mrekullira. Duhet një punë në grup për të arritur objektivat që i kemi vënë vetes”, ka deklaruar ai.

Cherchesov do të jetë i detyruar bëjë ndryshime të mëdha në skuadër për të qenë gati për Botërorin e shtëpisë. Trajneri i sapozgjedhur nuk do të ketë më shërbimet e Roman Shirokov, tashmë i tërhequr nga futbolli, ndërsa Sergei Ignashevich ka deklaruar se nuk do t’i përgjigjet më ftesës në kombëtare.

Top Channel