Mos i ripërdorni shishet e ujit, bëhen më të pistë se tualetet

12/08/2016 00:00

Uji është një element jetik dhe shumë i rëndësishëm për jetën e njeriut, por nuk duhet të përdorni asnjëherë të njëjtën shishe për të mbushur ujë, pasi është e dëmshme për shëndetin.

Sipas një studimi të realizuar nga “TreadmillReviews” të pish ujë nga një shishe plastike është po aq e rrezikshme sa të lëpish ulësen e tauletit.

Sipas ekspertëve, përthyerjet e vogla që krijohen në shishet plastike janë një terren ku mund të ushqehen dhe rriten një gamë e gjerë mikrobesh të rrezikshme, 60 % e të cilave janë të dëmshme për shëndetin e njeriut. Ato do të mund të largoheshin nëse shishja do të lahej siç duhej, por pjesa më e madhe e jona thjesht e shpëlajmë shishen, në vend që ta lajmë siç duhet dhe këto baktere fillojnë të shumohen.

Dha shishet që mbledhin më tepër baktere sipas studimeve janë ato nga ku pinë kryesisht sportistët, të njohur në gjuhën e përditshme si shishe “biberon” për faktin se kanë edhe një tapë të ngjashme.

Më të pastrat sipas të njëjtit studim janë shishet që ne përdorim zakonisht.

Krijimi i baktereve vjen nga djersa e lënë buzët kur pimë direkt, por edhe nga ndotja ditore.

Top Channel