Himarë, aksident me dy të plagosur pranë varrezave të qytetit

11/08/2016 00:00

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e kësaj të enjteje në hyrje të Himarës, shumë pranë varrezave të qytetit.

Sipas raportimeve paraprake bëhet fjalë për dy pasagjerë të plagosur lehtë, pas përplasjes së fuqishme të dy automjeve.

Ende nuk dihen shkaqet e incidentit, edhe pse zona në fjalë njihet për rrugët e ngushta dhe kthesat e forta e që nuk lejojnë shikim.

Forca të policisë mbërritën në vendngjarje për të nisur hetimet, ndërkohë që për pak minuta u bllokua edhe trafiku.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel