Sidni Hoxha fiton baterinë e vet, por jo finalet

11/08/2016 00:00

Ka përfunduar që në garën e parë aventura olimpike edhe për notarin tjetër shqiptarë Sidni Hoxha.

24-vjeçari, për të cilin kjo është olimpiada e tretë radhazi që merr pjesë e mbylli garën e 50 metra stil i lirë me kohën 22 sekonda e 80 të qindat, më e mira në baterinë e vet.

Por pas garimit të notarëve të tjerë, koha e shqiptarit zbriti shumë poshtë duke u renditur i 41 mes 85 konkuruesve, gjë e cila e la atë jashtë gjysmëfinales së kësaj disipline, e cila do të zhvillohet të premten.

Gjithsesi kjo është koha më e mirë personale për notarin shqiptar, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E shtuna do të jetë dita e 2 shqiptarëve të fundit që na kanë mbetur në këto lojra olimpike.

Luiza Gega do të synojë kualifikimin në finalen e 3000 metrave me pengesa, ndërsa Izmir Smajlaj do të garojë në garën e kërcim së gjati.

Top Channel