Dua të flas me Donald Trump…

11/08/2016 00:00

Të ngjisësh një grataçelë në Manhatan në orën e pikut të mbylljes së zyrave është e vështirë, por jo e pamundur.

Histori me ngjitës e akrobatë që dikur bënin shfaqje në Kullat Binjake apo në urën e Bruklinit, qyteti i Nju Jorkut ka plot.

Por një djalë që ka ngjitur Kullën Trump për t’u takuar me kandidatin republikan për president ka çuar në delir televizione dhe rrjete sociale.

“Njeriu merimangë” i Kullës Trump është një 20-vjeçar nga Universiteti i Virxhinias dhe mbështetës i flaktë i miliarderit.

Ai ka qëndruar në sytë e të gjithë botës për thuajse 3 orë, nga 3 e 30 deri në 6 e gjysmë të pasdites, kur policia e Nju Jorkut, pas shumë tentativash ka arritur ta kapë përmes një dritareje dhe ta fusë brenda.

Megjithatë, djaloshi arriti të ngjitej deri në katin e 21-të të kullës së biznesmenit miliarder, nga 68 që ka në total godina.

FOTO GALERI
1/19

Top Channel