Olimpiada; Ledecky, mrekullia e tretë në Rio de Janeiro

11/08/2016 00:00

Mbretëresha e stilit të lirë në disiplinën e notit, Katie Ledecky fitoi medaljen e tretë të artë në Lojërat Olimpike, duke frymëzuar kombëtaren amerikane të femrave në suksesin e 4×200 metra.

Forma e shkëlqyer e talentes së pishinave u duk teksa, në momentin e kryesimit të Australisë, gjithçka u përmbys në favor të SHBA-ve, duke lënë të dytin vendin e kangurëve, ndërsa Kanadaja mori medaljen e bronztë.

Në një sport tjetër olimpik u verifikua spektakël, e bëhet fjalë në në ping pong, mes dy protagonistëve të delegacionit kinez. Në një betejë me goditje të rrufeshme, Ding Ning fitoi 4-3 ndaj Li Xiaoxia në kategorinë e femrave të këtij sporti.

Në peshëngritje, Kazakistani – që humbi 5 tituj olimpikë në dopingun retrospektiv, – fitoi medaljen e parë të artë në Rio de Janeiro, falë Nijat Rahimov. Ky i fundit arriti të vendosë rekord botëror në dy garësh në kategorinë e peshës trupore deri 77 kilogramë.

Në sportin e skermës, rusja Ina Deriglazova përmbysi parashikimet, duke mundur me shifrat 12-11 italianen Di Francisca në një finale të bukur.

Top Channel