Hapet tarraca e parë nudiste në Londër (Fotot)

11/08/2016 00:00

Tarraca e parë për nudistë do të hapet këtë javë në Londër, në një përpjekje për të tërhequr sa më shumë turistë që duan të shohin zhveshur panoramën e kryeqytetit anglez.

Tarraca që ndodhet në Sheshin e Parlamentit ofron pamje spektakolare të disa prej atraksioneve më të mëdha të qytetit, përfshi Big Ben-in, Syrin e Londrës dhe Westminster Abbey.

Vizitorët mund të marrin rreze dielli duke shijuar një pije freskuese.

Kjo tarracë po hapet vetëm disa javë pasi në Londër u hap edhe restoranti i parë ku mund të hahet nudo.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel