Zbulohet një lloj i ri dinosauri

11/08/2016 00:00

Një kafshë e re është zbuluar në Siberi nga minatorët e diamanteve, të cilët kanë njoftuar se kanë gjetur një lloj të ri dinosauri. Krijesa u zbulua në Udaçni të Jakutskut.

“Minatorët e diamanteve të cilët kanë gjetur “përbindëshin-mumje” mendojnë se është një lloj i panjohur dinosauri”, shkruan “The Siberian Times”.

Shkencëtarët nuk janë aq të sigurtë dhe duan ta analizojnë me qetësi këtë krijesë që është gjetur në një nga minierat më të mëdha të diamanteve në Rusi.

Ka teori që thonë se kjo kafshë mund të jetë një ujk, por duhen pritur ekzaminimet e mëtejshme për ta përcaktuar saktë se çfarë është.

Top Channel