Erdogan ultimatum Amerikës: Zgjidhni, ose Gulen, ose neve

11/08/2016 00:00

Presidenti turk Recep Tayip Erdogan duket se ka marrë krahë pas takimit me homologun rus Vladimir Putin, aq sa t’i kërkojë Uashingtonit që të zgjedhin.

“Shtetet e Bashkuara duhet të zgjedhin, Turqinë ose Gulenin”, ka deklaruar Erdogan duke i dhënë administratës amerikane ultimatumin për ekstradimin e klerikut, të cilin e akuzon për organizim të grushtit të dështuar të shtetit.

“Herët a vonë Shtetet e Bashkuara do të duhet të bëjnë një zgjedhje, ose Gulen, ose neve”, ka thënë Erdogan përpara mijëra mbështetësve në një tubim në Ankara.

Apelet e Turqisë drejtuar Amerikës kanë qenë të shumta pas dështimit të grushtit të shtetit, i konsideruar si një shfaqje e Erdogan.

Por edhe përgjigjia e Uashingtonit nuk ka munguar. Sekretari i Shtetit, John Kerry i ka bërë thirrje presidentit turk që të ketë kujdes me fjalët.

Megjithatë, për të vlerësuar nivelin e marrëdhënieve me Turqinë, sidomos pas vizitës së Erdogan në Moskë, vetë Kerry do të vizitojë Ankaranë.

Top Channel