Kanada, vritet 24-vjeçari i ISIS, përgatiste atentat në vend publik

11/08/2016 00:00

Policia kanadeze ka vrarë një person të dyshuar për terrorizëm, që sipas autoriteteve po përgatiste një sulm vetëvrasës në një vend publik.

Sipas raportimeve të mediave lokale, bëhet fjalë për një shtetas kanadez, i identifikuar si Aaron Driver, 24 vjeç.

Driver, i cili vitin e kaluar ishte arrestuar pasi kishte shprehur publikisht mbështetjen për ISIS në rrjetet sociale, mbeti i vrarë gjatë operacionit të policisë në Strathroj, një qytezë në jug-lindje të Ontarios.

Familjarët e 24-vjeçarit kanë deklaruar për mediat se ishin njoftuar nga policia se gjatë operacionit djali i tyre kishte shpërthyer një bombë artizanale duke plagosur një person dhe po përgatitej të shpërthente një tjetër.

Top Channel