Temperaturat e larta, Vorpsi: Kontroll tregtimit të ushqimeve

11/08/2016 00:00

Për garantimin e sigurisë së mallrave që shiten në tregje në këtë sezon të nxehtë vere, prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse.

“Të garantohen standardet e tregjeve dhe ushqimit. Kontroll të rreptë kryesisht tregtimit të produkteve blegtorale”, ka deklaruar Vorpsi.

Në takimin e thirrur ka qenë të pranishëm edhe përfaqësues të AKU-së, të cilëve prefekti u ka kërkuar që të kontrollohen në të gjithë qarkun kushtet e tregtimit të mishit.

“Të kontrollohen dokumentetet e tregtimit dhe cilësia ushqimore si dhe të monitorohet importi i ushqimeve nga vendet ku ka shenja sëmundjesh”, ka apeluar Vorpsi.

Top Channel