Celta Vigo fiton trofeun “TIM”, Milani mundet nga Sasuolo

11/08/2016 00:00

Celta Vigo është ekipi i parë i huaj i cili ngre trofeun TIM në ndeshjet mes tre ekipeve ku kësaj here spanjollët janë bërë pjesë e këtij eveniment të zhvilluar në Itali.

Spanjollët grumbulluan 4 pikë, 3 nga fitorja 1-0 ndaj Sassuolos me gol të Drazic në minutën e 15’, dhe 1 pikë në barazimin pa gola me Milanin.
Trofeu TIM nxori edhe njëherë në pah problemet e Milanit. Edhe pse trajneri i ri Montella ka bërë përparime të dukshme, sërish problemet në prapavijë duken se nuk janë zgjidhur.

Pas largimit gjatë ndeshjes ndaj Sasuolos të autorit të dy golave, Niang dhe Montelivios gjithçka u komplikua për Milanin, të cilët edhe pse në avantazh dhe me trofeun Tim në dorë, u mundën nga ekipi i drejtuar nga Eusebio Di Francesco.

Pas fitores ndaj Milanit, Sasuolo u rendit në vendin e dytë me 3 pikë. Ndërsa kuqezinjtë renditen të tretët me dy pikë të marrë ndaj Celta Vigos, 1 bga barazimi brenda 45 minutave, ndërsa 1 pikë tjetër nga fitorja me penallti ndaj spanjollëve.

Rezultatet
Milan-Celta Vigo 0-0 (4-2 me penallti)

Celta Vigo-Sasuolo 1-0
15′ Drazic

Milan-Sasuolo 2-3
2′, 10′ Niang;
18′ Falcinelli; 32′ Politano; 39′ Trotta

Top Channel