Lojtarët ‘i shkatërrojnë’ konferencën Zizusë

10/08/2016 00:00

Zinedine Zidane u detyrua të ndërpriste fjalën e tij para gazetarëve pasi lojtarët i kishin ruajtur një surprizë të kendshme pas përfundimit të ndeshjes dhe fitores së Superkupës së Europës me Sevijan.

Lojtarët improvizuan një karvan fitues, duke lagur francezin me shampanjë e duke e lavdëruar për sukseset e ekipit.

Ndërkohë në diskutimin për lojën që vlen në finalen e fituar 3-2 ndaj Sevijës, Zinedine Zidane vlerësoi rolin e Sergio Ramos. Kapiteni influencues ndihmoi kampionët e Europës të shtojnë nëj tjetër titull në muzeun unik dhe jo më kot u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes.

“Ai ka qenë thuajse gjithmonë diferencues në fushë dhe duhet ta përgëzojmë. Sergio Ramos është kapiteni ynë dhe gjendet gjithmonë gati, kur në diskutim janë trofetë. Por fjalë të mira meriton edhe Sevija pasi që të shohësh një ndeshje të bukur duhen dy ekipe. Në fund fituam ne, por Sevija ishte në formë shumë të mirë” tha Zinedine Zidane.

Top Channel