Momenti kur luani sulmon një fëmijë

10/08/2016 00:00

Natyra e ka gatuar kafshën të egër dhe sado që të mendojmë se e kemi zbutur atë, kafsha do të dalë të paktën në një rast tek instiktet e veta.

Tragjedia në një emision të drejtpërdrejtë në Meksikë u shmang për pak. Një luan sulmoi krejt papritur një fëmijë të vogël që ndodhej në studio së bashku me të ëmën.

Luani i hidhet vogëlushes pavarësisht përpjekjes së instruktorit për ta ndaluar atë, arrin të kapë me putra dhe dhëmbë në këmbë.

Instruktori e tërheq, ndërsa ajo që bën më shumë përshtypje në videon e shpërndarë nëpër rrjetet sociale dhe media është reagimi i nënës së vogëlushes, një reagim që është pak të quhet “moskokëçarës”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel